Masakra në Hanau të Gjermanisë, kancelarja anulon axhendën e ditës së sotme

Masakra në Hanau të Gjermanisë, kancelarja anulon axhendën e ditës së sotme

12:02, 20/02/2020

Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, nëpërmjet një  deklarate në rrjetet sociale, njoftoi se kancelarja gjermane Merkel, ka anuluar një vizitë në qytetin Halle për shkak të sulmit në Hanau.

Seibert gjithashtu njoftoi se Merkel ka qëndruar në zyrë dhe po ndjek me përparësi çdo zhvillim në Hanau.

Ndërkohë, ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, nëpërmjet një  deklarate të hedhut në Twitter shkruan se:

‘Ngjarja e tmerrshme në Hanau na la të gjithëve në dhimbje. Mendimet tona janë me ata që humbën jetën, familjet dhe të afërmit e tyre. Shpresoj që sa më shpejt të shërohen të plagosurit’.

Në një sulm ndaj dy lokaleve në Hanau humbën jetën 9 persona, në mesin e të cilëve shumë turq dhe kurdë, si dhe u plagosën 5 të tjerë.

Në aksionin e zhvilluar nga ekipet e sigurisë, terroristi i së djathtës ekstreme Tobias R. është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai pas tij ka lënë, edhe një video mesazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco