VIDEO/ Sulmi në Gjermani, 10 të vrarë, mes tyre dhe autori, kishte leje të mbante armë zjarri

VIDEO/ Sulmi në Gjermani, 10 të vrarë, mes tyre dhe autori, kishte leje të mbante armë zjarri

08:19, 20/02/2020

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në dy lokale të ndryshme në Hanau të Gjermanisë. Mediat raportojnë se një person i armatosur hapi zjarr rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës.

Autori i krimit raportohet se hapi zjarr në lokalin e parë të shishave në qendër të qytetit Hanau, duke vrarë tre persona. Pak më vonë, ai udhëtoi në lagjen Kesselstadt ku përsëri në një tjetër bar me shisha, vrau 5 persona. Sipas mediave lokale, mes viktimave ka edhe persona kurdë.

Autori i dyshuar i ngjarjes u gjet më vonë i vdekur në banesën e tij, bashkë me trupin e pajetë të një personi tjetër. Autoritetet gjermane thonë se autori ka vepruar i vetëm, megjithatë hetimet vazhdojnë. Ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Gazeta Bild raportoi se i dyshuari ishte një shtetas gjerman, i cili kishte leje për të mbajtur armë zjarri.

Dëshmitë e para nga vendi i ngjarjes

Dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes thanë se kishin  dëgjuar disa të shtena me armë zjarri. "Unë jetoj rreth 50 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Kur u ktheva në shtëpi dhe mbylla derën, atëherë dëgjova gjashtë të shtënat. Unë besoj se kjo ishte gjashtë ose shtatë minuta pasi kisha ecur para me dy fëmijët e mi të vegjël. Më pas hapa dritaren dhe pashë njerëzit që ishin duke vrapuar dhe dhe duke bërtitur. Brenda afro pesë minutash, policia ishte në vendin e ngjarjes", tha një prej dëshmitarëve, raporton DË.

Ngushëllime nga politikanët

Politikania e lartë e CDU-së, Katja Leikert, e cila përfaqëson elektoratin Hanau në parlamentin kombëtar të Bundestagut shprehu ngushëllime për të afërmit e viktimave dhe të lënduarit. "Në këtë natë të tmerrshme në Hanau jam pranë të afërmeve të viktimave. Shpresojmë që të lënduarit të shërohen shpejt. Është një skenar i tmerrshëm për të gjithë ne. Faleminderit për shërbimet e urgjencës", tha Leikert.

Kryetari i komunës Hanau, Social Demokrati Claus Kaminsky tha se ishte kjo ishte një natë e tmerrshme.

"Kjo ishte një mbrëmje e tmerrshme me të cilën jam i sigurt se do të merremi me dhe kujtojmë me trishtim për një kohë të gjatë" tha ai. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco