Kina njofton një rënie drastike të të infektuarve të rinj

Kina njofton një rënie drastike të të infektuarve të rinj

08:10, 20/02/2020

Pekin – Kina njoftoi të enjten, numrin më të ulët të rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri, regjistruar që nga fundi i janarit, rezultat ky pjesërisht i ndryshimit në kriteret e diagnostikimit të pacientëve në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit.

Kina pati 394 raste të reja të konfirmuara të mërkurën, një rënie drastike kjo në krahasim me 1749 raste të një dite më parë dhe më e ulëta që nga 23 janari, njofton Reuters.

Kjo e çon në total numrin e rasteve konfirmuara në territorin e Kinës në 74 576.

Se si diagnostikohen njerëzit, kjo ka pasur një debat të madh dhe ndryshimi i metodës ka ngritur pikëpyetje lidhur me faktin se cila situatë e përcaktonte më saktë gjendjen e shpërthimit të virusit.

Fillimisht, autoritetet përdorën teste të acidit nukleik për të zbuluar praninë e virusit, por këto teste kërkonin kohë të analizoheshin.

Kështu që javën e fundi, Hubei prezantoi një metodë të re, më të shpejtë diagnostikimi, me anë të skanerëve të kompjuterizuar të tomografisë, që përdorin rreze X për të zbuluar infeksione në mushkri dhe zbuluar praninë e virusit.

Kjo çoi në një shifër të 15 mijë rasteve të reja me virusin e koronavirusit në 12 shkurt dhe ngjalli frikën e pabazuar se virusi po shpërndahej me shumë shpejtësi.

Por të mërkurën, Qëndra Shëndetësore Kombëtare tha se e kishte hequr atë kategori të  rasteve “të diagnostikuara klinikisht” nga kriteret e saj për rastet “e konfirmuara”, që do të thotë se 279 të infektuar i zbriteshin numrit total.

Komisioni tha se testi i acidit nukleik nuk ishte metodë e preferuar diagnostikimi.

Si rezultat, Hubei, që ka numrin më të madh të të infektuarve në Kinë, pati një rënie të ndjeshme të rasteve të konfirmuara, siç konfirmohet nga të dhënat e shpallura të enjten, me 349 të infektuar të rinj.

Për Hubei, edhe nëse autoritetet i fusnin në listë këto 279 raste që u zbritën, përsëri numri i të infektuarve të rinj të mërkurën mbetet gati 1000 (njëmijë) më pak se një ditë më parë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco