Lojtari i regbisë djeg gruan dhe tre fëmijët në makinë, vret veten

Lojtari i regbisë djeg gruan dhe tre fëmijët në makinë, vret veten

13:44, 19/02/2020

Bota e sportit u trondit nga një lajm i rëndë. Një ish-lojtar regbie në Australi i vuri flakën makinës ku ishte e shoqja dhe tre fëmijët. Ata humbën jetën, kurse Rowan Baxter vrau veten më pas, teksa shihte fëmijët duke i vdekur.

Mendohet se ai hyri në makinë kur e shoqja po lidhte fëmijët për t’i nisur për në shkollë. Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar se ai hodhi benzinë dhe më pas i vuri flakën. Si pasojë vdiqën Aaliyah, gjashtë vjeç, Laianah, katër vjeç dhe Trey, tre vjeç. 

Hannah Baxter, 31 vjeç, mundi të dalë nga makina, por humbi jetën më vonë. Pasi e kreu krimin makabër, ai vrau veten me thikë.

Mendohet se ai kishte probleme me bashkëshorten e tij. Ajo që njihej si familja ideale në Brisbane të Australisë u shua në një krim horror. Roëan postonte vazhdimisht foto të fëmijëve në rrjetet sociale, duke thënë se ata ishin bota e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco