VIDEO-FOTO/ Sulmohet anija turke! Ngjarja në Libi që mund ti 'hedhë benzinë' konfliktit

VIDEO-FOTO/ Sulmohet anija turke! Ngjarja në Libi që mund ti 'hedhë benzinë' konfliktit

17:03, 18/02/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Portin e Tripolit, në Libi, ku një anije turke është sulmuar me predha duke shpërthyer më pas në flakë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet turke, të cilat publikojnë edhe pamjet e anijes, e cila siç shihet është “pushtuar” nga tymi i zi dhe flakët.

Ndërkohë, mësohet se sulmi është kryer nga forcat e gjeneralit Khaftar, i cili është duke luftuar me qeverinë e Tripolit, që është e njohur ndërkombëtarisht.

Më  herët, ushtria e Khaftar kishte deklaruar se nuk do të lejonin afrimin e anijeve apo avionëve turq për të sjellë armë apo ndihma për qeverinë e Tripolit.

Ndërkohë, Turqia dhe Katari janë duke ndihmuar qeverinë e Libisë kundër forcave të gjeneralit Khaftar, i cili mbështetet njëkohësisht nga Egjipti, Arabia Saudite, Italia, SHBA-të, etj.

Për ngjarjen në fjalë nuk ka ende një reagim zyrtar nga Ankaraja, por një gjë është e sigurtë, pas kësaj tensionet mes palëve do të rriten akoma më shumë. /SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco