Bastiset kampi i protestuesve/ Policia raporton 4 të vrarë, pasi mbështetësit e Sadr u tërhoqën

Bastiset kampi i protestuesve/ Policia raporton 4 të vrarë, pasi mbështetësit e Sadr u tërhoqën

17:33, 25/01/2020

Të shtunën, forcat irakiane të sigurisë sulmuan kampin e protestës në Bagdad, duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke gjuajtur me plumba, ku si pasojë janë vrarë katër njerëz dhe plagosur dhjetëra të tjerë, thanë policia dhe burimet mjekësore.

Ofensiva e fundit e forcave të sigurisë, për ti dhënë fund protestave dhe të rivendosnin rendin, erdhi disa orë pasi kleriku populist Moqtada al-Sadr, i cili numëron miliona mbështetës në Bagdad dhe në jug, tha që ai do të ndalonte përfshirjen e tij në trazirat anti-qeveritare.

Përkrahësit e Sadr, të cilët kishin forcuar protestuesit antiqeveritar dhe ndonjëherë luanin një rol në mbrojtjen e tyre nga sulmet e forcave të sigurisë dhe të armatosurve të paidentifikuar, filluan të tërhiqeshin në fillim të ditës së shtunë, pas njoftimit të Sadr.

Përleshjet vazhduan pasi autoritetet filluan të heqin barrierat e betonit pranë Sheshit Tahrir, ku demonstruesit antiqeveritar kanë ngritur kampin me muaj të tërë, si dhe nëpër të paktën një urë kryesore mbi lumin Tigër në kryeqytet, thanë gazetarët e Reuters.

Përkrahësit e al-Sadr kishin filluar të largohen nga kampet e protestës brenda natës, pasi ai njoftoi se ai nuk do të përfshihej më në demonstratat antiqeveritare.

Në qytetin jugor të Basrës, forcat e sigurisë bastisën protestuesit anti-qeveritarë brenda natës dhe u vendosën për të ndaluar protestuesit të mblidheshin përsëri atje, thanë burimet e sigurisë.

Policia arrestoi të paktën 16 protestues në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco