Detaje të reja nga vrasja në Gjermani/6 anëtarë të familjes u qëlluan nga një 37 vjeçar

Detaje të reja nga vrasja në Gjermani/6 anëtarë të familjes u qëlluan nga një 37 vjeçar

17:06, 24/01/2020

Gjashtë anëtarë të një familjeje në Gjermani janë vrarë. 

Rasti ka ndodhur në verilindje të Shtutgartit.

Gazeta gjermane Bild raporton se të gjitha viktimat janë nga një familje dhe janë qëlluar nga një 37 vjeçar që ishte i njohur për ta.

Policia gjermane ka konfirmuar se dhjetëra persona të tjerë janë lënduar dhe se i dyshuari është arrestuar.

Zëdhënësi i policisë, Rudolf Biehlmaier ka thënë:

“Sipas informacioneve të para që kemi janë gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Jemi duke punuar ende me rastin por e dimë se viktimat u qëlluan nga një person. Ende nuk kemi informacione shtesë ose të dyshuar të tjerë.

Një zëdhënës tjetër i policisë në këtë rajon, Holger Binert po ashtu ka thënë se ‘kanë arrestuar të dyshuarin’ duke shtuar vetëm edhe informacionin që dinë se ‘i dyshuari njihej me viktimat që moti’.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco