‘Nëse sulmon amerikanët, të pret i njëjti fat’/ I dërguari i SHBA, paralajmëron pasardhësin e Soleimanit

‘Nëse sulmon amerikanët, të pret i njëjti fat’/ I dërguari i SHBA, paralajmëron pasardhësin e Soleimanit

18:22, 23/01/2020

Pasardhësi i komandantit iranian të vrarë në një sulm me avionë amerikanë, do të pësonte të njëjtin fat me të, nëse ai ndiqte një rrugë të ngjashme duke vrarë amerikanët, tha përfaqësuesi special i SHBA për Iranin, sipas gazetës Asharq al-Awsat.

Uashingtoni fajësoi gjeneralin Qassem Soleimani për sulmet nga milicitë e lidhura nga Irani mbi forcat e SHBA në rajon, raporton Reuters.

Presidenti i SHBA Donald Trump urdhëroi sulmin me dronit në 3 janar në Irak, pas një përshkallëzimi që filloi muajin e kaluar me sulme raketash që vranë një kontraktues amerikan, ku për vrasjen e të cilit, Uashingtoni fajësoi milicinë e Iranit në Irak.

Irani iu përgjigj vrasjes së Soleimani duke lëshuar raketa në objektivat e SHBA në Irak më 8 janar, megjithëse asnjë ushtar amerikan nuk u vra.

Pas vdekjes së Soleimanit, Teherani e emëroi me shpejtësi Esmail Ghaani si kreun e ri të Forcës Quds, një njësi elitare në Gardën Revolucionare, që merret me veprimet jashtë vendit.

Ghaani është zotuar të ndjekë kursin e Soleimani.

"Nëse Ghaani ndjek të njëjtën rrugë për të vrarë Amerikanët, atëherë ai do të përmbushë të njëjtin fat," tha i dërguari amerikan Brian Hook, për të përditshmen arabe Asharq al-Awsat.

Gjatë intervistës në Davos, të Zvicrës, Hook se Trump e kishte bërë të qartë "që çdo sulm ndaj amerikanëve ose interesave amerikane do të takohej me një përgjigje vendimtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco