Shakaja seksiste e monarkut më të fuqishëm për njeriun më të pasur

Shakaja seksiste e monarkut më të fuqishëm për njeriun më të pasur

18:34, 22/01/2020

Historia e hakerimit të telefonit të njeriut më të pasur në botë po dominon kryeartikujt e mediave ndërkombëtare. Një ekip me ekspertë të të drejtave të njeriut nga OKB ka kërkuar hetim të menjëhershëm të akuzave se princi i kurorës në Arabinë Saudite ka hakeruar telefonin e bosit të Amazon, Jeff Bezos.

Arabia Saudite i ka mohuar pretendimet, duke thënë se janë absurde.

Historia e shpjeguar me pak fjalë është e tillë.

Princi i kurorës, Mohammed bin Salman u takua me miliarderin Jeff Bezos në një darkë në Hollivud, ku shkëmbyen edhe numrat e telefonat në prill të vitit 2018.

Në maj 2018, në telefonin e miliarderit mbërrin një video në Whatsapp, e cila përmbante dy flamuj dhe disa shkronja në arabisht. Videoja ishte një ‘kalë trojan’, një virus që vodhi shumë të dhëna nga telefoni i njeriut më të pasur në botë.

Loja nisi të bëhej e ndyrë në tetor të vitit 2018. Analisti saudit, Jamal Khashoggi i gazetës Washington Post- në pronësi të miliarderit Bezos, u vra në konsullatën saudite në Stamboll.

Në nëntor të vitit 2018, Mohammed bin Salman i dërgoi një foto miliarderit, ku dukej një grua, e cila ngjante shumë me Lauren Sanchez, me të cilën Bezos kishte nisur një aferë.

Sipas New York Times, bashkë me foton ishte edhe një shaka: “Të zihesh me një grua është si të lexosh marrëveshjen e licencës së softuerit. Në fund injoron gjithçka dhe vetëm klikon ‘dakord’”.

Nuk dihet nëse Bezos iu përgjigj.

Dy muaj më vonë, tabloidi “National Enquirer” publikoi aferën e Bezos me gazetaren Lauren Sanchez, e cila çoi në divorcin e njeriut më të pasur në botë.

Më vonë, Bezos tha se tabloidi e kishte shantazhuar se do i publikonte foto nudo me të dashurën. Bezos tha se pas kësaj historie mund të fshihet Arabia Saudite dhe princi i kurorës, të cilin e kishte kritikuar ashpër në gazetën që ka në pronësi, Washington Post.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco