VIDEO/ Pamje surreale nga stuhia ‘Gloria’, shkuma e detit bllokon qytetin e vjetër

VIDEO/ Pamje surreale nga stuhia ‘Gloria’, shkuma e detit bllokon qytetin e vjetër

16:53, 22/01/2020

Mallorca është shkatërruar nga valë të mëdha të stuhisë Gloria, ku dhe një qytet tjetër është mbushur me shkumë deti, ndërkohë që stuhia vazhdon të rrënojë Spanjën, duke lënë katër të vdekur dhe 200,000 pa energji elektrike.

Videot treguan dallgë që përplaseshin mbi muret e digës së qytettit, duke u ngritur deri në katet e fundit të ndërtesave, raporton Dailymail. 

Ndërsa në Costa Brava të Tossa de Mar, vendasit u zgjuan në pamjen surreal të shkumës së detit, e cila kishte pushtuar një pjesë të qytetit të vjetër.

Një grua është filmuar deri në bel në shkumë duke provuar të futej në shtëpinë e saj.

Ministri i Brendshëm e ka përshkruar stuhinë si 'të jashtëzakonshme'. 

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco