Kërcënohet qendra e Berlinit/ Zbulohet bomba 250 kg pranë ndërtesave të zyrtarëve lokalë

Kërcënohet qendra e Berlinit/ Zbulohet bomba 250 kg pranë ndërtesave të zyrtarëve lokalë

21:39, 21/01/2020

Gjatë ditës së sotme, në qendër të Berlinit pranë sheshit Alexanderplatz, u zbulua një bombë me peshë 250 kilogramë, që daton nga Lufta e Dytë Botërore.  

Sipas informacioneve, bomba është gjetur pranë Rotes Rathaus të Berlinit, bashkisë së qytetit, ku ndodhen shtëpitë e kryetarit dhe zyrtarëve të qeverisë lokale, deklaroi sot një zëdhënës i policisë.

Menjëherë pas informacioneve, ekspertët e çaktivizimit të armëve janë vendosur në vendin ku u zbulua bomba, që ndodhet pranë sheshit qendror Alexanderplatz në Berlin.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se bomba do të çaktivizohet gjatë ditës, pasi policia ka bërë të mundur rrethimin e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco