Stuhia vdekjeprurëse ‘Gloria’/ Shënohen 4 viktima në Spanjë, kërcënohet Franca

Stuhia vdekjeprurëse ‘Gloria’/ Shënohen 4 viktima në Spanjë, kërcënohet Franca

16:24, 21/01/2020

Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së paku katër personave.

Rajonet përreth Valencias dhe Ishujve Balearik u goditën më së keqi, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta, raporton Rel.

Mbi 30 provinca në Spanjë u vunë në gjendje të gatishmërisë.

Autoritetet thanë se një person humbi jetën në provincën Avila, pasi u godit nga tjegulla që fluturonin.

Një grua e pastrehë u ngri për vdekje pranë Valencias, një viktimë u regjistrua në rajonin Asturias dhe një në qytetin Moiksent.

Stuhia më vonë lëvizi në jug të Francës, ku mediat lokale cituan parashikues të motit duke thënë se ajo është më e keqja në rajon që nga viti 1982.

Spanja dhe Franca u goditën nga përmbytje të mëdha edhe në tetor të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco