Franca mund t’i mbyllë dy reaktorë bërthamorë më shpejt se pritet

Franca mund t’i mbyllë dy reaktorë bërthamorë më shpejt se pritet

11:08, 21/01/2020

Paris – Franca mund t’i mbyllë dy reaktorë të vet bërthamorë në vitet 2025 – 2026, nëse kushtet e tregut do të jenë të duhurat, pra më herët sesa pritej, ndërkohë që avancon me planet për t’i mbyllur 14 reaktorë deri në vitin 2035. Kështu thuhet në një dokument qeveritar që u bë i njohur të martën, sipas Reuters.

Me varësinë nga reaktorët bërthamorë, Franca synon të reduktojë pjesën e energjisë atomike nga prodhimi i elektricitetit, nga 75% aktualisht -  në 50% deri në vitin 2035.

Dy reaktorët bërthamorë të më të vjetër të Francës në uzinën bërthamore Fessenheim do të ndalojnë prodhimin në muajt shkurt dhe qershor të këtë viti. Mbylljet e tjera priten në vitet 2027 – 2028.

“Nëse përmbushen kushte të caktuara në lidhje me çmimet e elektricitetit dhe evolucionin e tregut të energjisë elektrike në Evropë, mbyllja e dy reaktorëve do të ndodhë në vitet 2025 – 2026”, thuhet në dokumentin e konsultimit publik të politikave të energjisë ku shtohet se, vendimi për mbylljen e parakohshme mund të merret në 2023.

Ndërmarrja e kontrolluar nga shteti,  EFF.PA e cila operon 58 reaktorët bërthamorë të Francës, i  ka propozuar qeverisë që të studiojë mbylljen e disa reaktorëve në uzinat e saj në Blayais, Bugey, Chinon, Cruas, Dampierre, Gravelines dhe Tricastin./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco