Virusi/ Vdes personi i katërt, fluturojnë aksionet e kompanive të ilaçeve

Virusi/ Vdes personi i katërt, fluturojnë aksionet e kompanive të ilaçeve

08:55, 21/01/2020

Një person i katërt humbi jetën nga një virus që ka prekur fillimisht Kinën dhe po përhapet edhe në vende të tjera të rajonit.

Autoritetet kanë konfirmuar se tashmë koronavirusi mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.

Sipas BBC, viktima e fundit ishte një 89-vecar, të cilit virusi i shkaktoi pneumoni.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë që të shpallë emergjencën shëndetësore ndërkombëtare- siç ka bërë me gripin e derrit dhe Ebolan. Vendimi merret nesër.

Por teksa paniku ka përfshirë njerëzit, sipas BBC, aksionet e kompanive që prodhojnë ilaçe në Kinë po rriten me shpejtësi. Frika e virusit ka bërë që aksionet e gjigandëve kinezë të farmaceutikës të shënojnë rekord.

Brenda pak ditësh kinezët festojnë Vitin e Ri. Kjo ka shtuar frikën se lëvizjet e mëdha të njerëzve do e përçojnë më shpejt virusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco