Lejet e qëndrimit pas Brexit/ Lordët votojnë kundër projektligjit të Johnson

Lejet e qëndrimit pas Brexit/ Lordët votojnë kundër projektligjit të Johnson

23:06, 20/01/2020

Që pas zgjedhjeve të dhjetorit 2019, kryeministri britanik Boris Johnson, pësoi sot humbjen e parë parlamentare, pasi Lordët revokuan planin e tij të Brexit, në lidhje me të drejtat e qytetarëve evropianë pas largimit nga BE.

Anëtarët e Dhomës së Lartë të Parlamentit, votuan kundër amendamentit ndërpartiak për tërheqjen nga Bashkimi Evropian, i krijuar për t’u dhënë mundësinë qytetarëve evropianë, që jetojnë në Britaninë e Madhe, të kenë një leje me shkrim të së drejtës së tyre, për të qëndruar pas Brexit-it më 31 janar.

Sipas procredurave, projektligji, i cili kaloi pa problem në Dhomën e Komuneve, ku partia konservatore e Boris Johnson ka shumicën, do të duhet të rikthehet atje.

Statistikat tregojnë se 3,6 milionë qytetarët të BE-së, që jetojnë në Britaninë e Madhe, duhet të bëjnë kërkesë për leje, për të qëndruar në Britaninë e Madhe pas Brexit-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco