Radikalizohen protestat, katalanasit  bllokojnë autostradën që lidh Spanjën me Francën

Radikalizohen protestat, katalanasit bllokojnë autostradën që lidh Spanjën me Francën

15:07, 11/11/2019

Protestuesit katalanë e kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në një autostradë që e lidh Spanjën me Francën. Ata e bënë këtë veprim në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Spanjës për t’i dënuar me më shumë se 100 vjet burgim nëntë liderë separatistë.

Protestuesit e bllokuan autostradën AP7, e cila kalon pranë qytetit të Girona-s. Veprimi i tyre u mor vetëm një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë.

Autostrada u bllokua nga dhjetëra vetura, ndërsa rreth 300 persona e vendosën një barrikadë. Kjo është një rrugë e rëndësishme që i lidh dy shtetet e mëdha evropiane.

Organizata që e bllokoi rrugën, e quajtur “Cunami Demokratik”, tha se bllokimi i autostradës do të bëhet për tri ditë me radhë.

Katalonja u përfshi nga protestat masive dhe të vazhdueshme kundër vendimit të 14 tetorit të Gjykatës Supreme të Spanjës për dënimin e nëntë politikanëve katalanë me burgim të gjatë.

Protestat e kanë dëmtuar turizmin në qytetin e dytë më të madh në Spanjë, shkruan “France24”, transmeton 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco