Turqia fillon riatdhesimin e luftëtarëve të arrestuar të ISIS, në Evropë: Nis të parët

Turqia fillon riatdhesimin e luftëtarëve të arrestuar të ISIS, në Evropë: Nis të parët

14:20, 11/11/2019

Ankara – Turqia njoftoi të hënën se kishte dëbuar dy militantë islamikë – një gjerman dhe një amerikan, duke shënuar kështu fillimin e një programi për riatdhesimin e luftëtarëve të ISIS, që shkaktoi fërkime midis saj dhe aleatëve të NATO-s që nga momenti kur ajo filloi ofensivën në Siri.  

Aleatët qenë shqetësuar se militantët e ISIS mund të arratiseshin si rezultat i ofensivës turke, që filloi vitin e kaluar.

Turqia ka akuzuar vendet perëndimore, veçanërisht Europën, se ishte shumë e avashtë në tërheqjen e qytetarëve të saj që shkuan në Lindjen e Mesme për të luftuar në krah të grupit militant.

Qëkurse filloi sulmin në kufi, Turqia ka kapur territorin e zënë nga milicia kurde, ku mbaheshin mijëra luftëtarë të ISIS dhe dhjetëra mijëra anëtarë të familjeve të tyre, të huaj.

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylo tha javën e kaluar se Ankara do të fillonte të kthente që nga e hëna, nëpër shtetet e tyre nga erdhën, luftëtarët e ISIS që, edhe pse shtetet e tyre mund t’ua kishin hequr nënshtetësinë.

Zëdhënësi i Ministrit të Brendshëm, Ismail Catacli, tha se një luftëtar amerikan dhe një gjerman u deportuan të hënën. Ai nuk specifikoi se ku ishin dërguar ata, megjithatë Turqia ka deklaruar vazhdimisht se ata do të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës.

23 të tjerë do të dëbohen në ditët që vijnë nga e gjithë Europa, përfshirë një danez që pritet të nxirret jashtë vendit sot e po ashtu, dy me kombësi irlandeze, nëntë gjermamë dhe 11 francezë.

“Përpjekjet për të identifikuar kombësinë e luftëtarëve të huaja të kapur në Siri kanë përfunduar me përfundimin e marrjes në pyetje për 90% të tyre dhe njoftimin e vendeve përkatëse,” tha Catacli.

Procesi i riatdhesimit të luftëtarëve të huaj në vendet e tyre do të vazhdojë me vendosmëri”, citohet ai.  /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco