Rritja më e ngadaltë vjetore ekonomike që nga viti 2010

Rritja më e ngadaltë vjetore ekonomike që nga viti 2010

12:47, 11/11/2019

Ekonomia e Britanisë së Madhe në tre mujorin e përmbyllur në shtator 2019, është rritur me normën më të ngadaltë vjetore në më shumë se një dekadë, pasi ngadalësimet globale dhe shqetësimet për Brexit kanë goditur investimet e biznesit dhe prodhimin.

Rritja e GDP-së së Britanisë u ngadalësua në 1 për qind në nivel vjetor, nga 1.3 për qind nga tremujori i dytë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS).

Kjo është shkalla më e ulët e rritjes që nga tremujori i parë i 2010 dhe është nën parashikimin e ekonomistëve të anketuar nga Reuters me 1.1 për qind.

Ngadalësimi është një reflektim i rimëkëmbjes së rritjes së GDP-së më të dobët sesa pritej që pas rënies ekonomike në tremujorin e dytë, kur bizneset u përballën me inventarë të tepërt të lëndëve të para pasi Brexit u shty deri në fund të marsit 2020.

Në bazë tremujore, GDP u rrit me një normë prej 0.3 për qind në tremujorin e tretë, nën pritjet e Bankës Qendrore të Anglisë prej 0.4 për qind dhe parashikimet nga ekonomistët e sektorit privat.

Ekonomia britanike ka humbur vrullin që nga referendumi i Brexit në vitin 2016, përpara së cilës është rritur në mënyrë tipike me një normë prej më shumë se dy për qind në vit.

Të dhënat e fundit gjithashtu treguan se investimi i biznesit kanë stagnuar në tremujorin e tretë, me ekonomistët duke pritur një rënie prej 0.5 për qind.

Konsumi i familjeve u rrit me 0.4 për qind në tremujorin e tretë, ndërsa shpenzimet qeveritare u rritën 0.3 për qind

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco