Protesta më e madhe në Izrael që nga shpërthimi i luftës, rreth 150 mijë njerëz në rrugë kundër Netanyahut

Protesta më e madhe në Izrael që nga shpërthimi i luftës, rreth 150 mijë njerëz në rrugë kundër Netanyahut

09:59, 23/06/2024

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera izraelite të shtunën mbrëma për të denoncuar qeverinë Netanyahu dhe për të kërkuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Organizatorët e tubimit në Tel Aviv thanë se dje ishte demonstrata më e madhe që nga shpërthimi i luftës.

Raportet izraelite thanë se kishte rreth 150,000 protestues antiqeveritar në Tel Aviv, ndërsa demonstrata të fuqishme u zhvilluan gjithashtu në Jerusalem, Haifa dhe qytete të tjera.

Duke iu drejtuar turmës në Tel Aviv, Yuval Diskin, ish-kreu i Shin Bet (shërbimi i brendshëm i sigurisë së Izraelit), e quajti Benjamin Netanyahu “kryeministrin më të keq” që Izraeli ka pasur ndonjëherë.

Me rastin e ditëlindjes së 20-vjeçares Naama Levi, e cila është në mesin e pengjeve të zhdukur në Rripin e Gazës, protestuesit lëshuan balona në qiell.

“Ajo duhet të ishte këtu me familjen dhe miqtë e saj”, tha babai Yoni Levi, 52 vjeç, i cili kishte veshur një bluzë me foton e vajzës së tij.

Gazeta amerikane ‘The Wall Street Journal’ raportoi në një raport të fundit se pengjet ende gjallë mund të jenë vetëm rreth 50. Zyrtarisht, ende nuk dihet fati i rreth 120 të burgosurve që u rrëmbyen në sulmin e 7 tetorit dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco