Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ Turqinë, rritet numri i viktimave

Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ Turqinë, rritet numri i viktimave

08:14, 23/06/2024

 “Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën nga zjarret që u përhapën nën ndikimin e erës në disa fshatra në juglindje të Turqisë. Qindra kafshë ngordhën gjithashtu nga zjarri”, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Ministri tha se deri pasditen e djeshme ka pasur 11 të vdekur dhe 78 të lënduar, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive.

Ai më herët bëri të ditur se 44 persona janë lënduar, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë, në atë zonë rurale që ndodhet mes qyteteve të Diyarbakir dhe Mardin, afër kufirit me Sirinë.

“Zjarri shpërtheu të enjten në mbrëmje në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Diyarbakirit dhe u përhap shpejt për shkak të erërave të forta, duke përfshirë pesë fshatra“, tha më herët Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, zjarri është vënë nën kontroll gjatë natës, por përpjekjet për të freskuar tokën e djegur kanë vazhduar edhe sot.

Një pikë e re e nxehtë shpërtheu mëngjesin e sotëm pranë fshatit Ergani në të njëjtën zonë, por është e kufizuar. Ndryshe, shtatë ekipe të shpëtimit dhe 35 ambulanca janë dërguar në vendin e zjarrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco