Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë furnizuesin kryesorë me armë të Hamasit

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë furnizuesin kryesorë me armë të Hamasit

22:12, 22/06/2024

Një sulm me dron nga IDF ka vrarë Ayman Ratma, një nga furnizuesit kryesorë të armëve të Hamasit në luginën Bekaa, ka pretenduar ushtria izraelite.

Ratma ndihmoi në drejtimin e furnizimeve me armë nga Libani për Hamasin dhe Jamaa Islamiya – një degë e Vëllazërisë Myslimane – pretendoi Izraeli.

IDF tha se ata vranë Ratma për shkak të “përfshirjes së tij në promovimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve terroriste kundër Izraelit, si dhe përfshirjen e tij në avancimin e aktivitetit terrorist kundër civilëve izraelitë”.

 

Një postim në X nga agjencia libaneze e lajmeve Al-Akhbar tregoi se automjeti i dyshuar Ratma po digjej në flakë, shkruan euronews.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar për rreziqet e një konflikti më të gjerë rajonal në Lindjen e Mesme, duke iu referuar përshkallëzimit të sulmeve midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Guterres tha se “rreziku për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme është real – dhe duhet shmangur”.

Gjithashtu, ai komentoi se lufta kishte potencialin për të shkaktuar një katastrofë dhe se Libani “nuk mund të përballonte të bëhej një Gazë tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco