Përmbytje të papritura lënë tre të zhdukur në rezortin alpin zvicerjan

Përmbytje të papritura lënë tre të zhdukur në rezortin alpin zvicerjan

15:49, 22/06/2024

Tre njerëz raportoheshin sot të humbur pas përmbytjes së papritur nga stuhia në qytezën juglindore zvicerjane Misox të luginës alpine Graubünden.

Një stuhi e papritur solli daljen e lumenjve nga shtrati dhe përmbytjen e disa rrugëve rezidenciale, teksa autoritetet thanë se kishin kryer evakuime nga shtëpitë. Tre banore lokalë rezultonin te pagjetur deri mëngjesin e sotëm.

Në perëndim rezorti alpin Zermatt raportohet se është izoluar nga ujërat e ngritura.

Pamjet e qytezës së vendosur në rrëzë të maleve të njohura Matterhorn tregonin ujrat që vërshonin nëpër rrugë prej të premtes.

Disa shërbime trenash ishin pezulluar mes Visp e Zermatt ndërsa rruga mes Täsch e Zermatt ishte mbyllur duke lënë rezortin perkohësisht të paarritshëm, shkruan rrjeti BBC.

Qeveria e kantonit Graubünden tha se po ndiqte situatën me shqetësim dhe falënderonte shërbimet e emergjencës për punën dhe gatishmërinë e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco