Temperatura përvëluese në Evropën Juglindore

Temperatura përvëluese në Evropën Juglindore

14:23, 22/06/2024

Moti tejet i nxehtë e temperaturat rekord e kanë kapluar Evropën. Temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë celsius në të gjithë Ballkanin në ditët në vijim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Image

1- Me temperaturat që priten të arrijnë 37 gradë celsius, më 21 qershor shumë pak njerëz shihen teksa e shfrytëzojnë ujin për t'u freskuar në Trebinje, Bosnje e Hercegovinë.
Moti ekstrem - përfshirë temperaturat rekorde – ka kapluar të gjithë Evropën pasi 12 muaj radhazi janë renditur si më të ngrohtit të regjistruar në krahasim me vitet paraprake, sipas shërbimit të monitorimit të ndryshimeve klimatike të Bashkimit Evropian.

Image

2- Punëtorë ndërtimi derisa pijnë shumë ujë gjatë punës në një ndërtesë në Prishtinë.

Image
 3 - Dy qytetare në Prishtinë shijojnë akullore të ulura nën një hije, ndërsa temperaturat u ngritën në 34 gradë celsius më 21 qershor.

Image
 4- Një burrë hidhet nga një kalë me të cilin është futur në lumin Ibër për t'u freskuar nga moti i nxehtë, Mitrovicë, Kosovë, qershor 2024. 

Image5- Një burrë freskon këmbë e duar me ujin e një shatërvani në Prishtinë ku të premten temperaturat shënuan 34 gradë.  

Image6- Një grua me një freskuese dore përpiqet ta përballojë vapën teksa kalon nëpër sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Image7- Mbrojtja e kokës nga dielli me çkado që të rastis në dorë. Prishtinë, 21 qershor 2024.

Image8- Me qytetin e Budapestit që është nën paraljmërim për vapën e madhe, Chaehyun Seo i Koresë së Jugut mori pjesë në serinë kualifikuese olimpike të ngjitjeve sportive nën qiellin pa re.

Image9- Një djalë qëndron në një shatërvan publik në Bukuresht më 20 qershor, ku temperaturat arritën në 38 gradë celsius.

Image

10- Një grua përpiqet të freskohet me mjegull uji në Shkup, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë celsius më 22 qershor.

Image

11- Për tifozët e futbollit që u mblodhën për ndeshjen e Euro 2024 ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë, u lëshuan flluska e shkumë në zonën e tifozëve në sheshin Skënderbej në Tiranë gjatë pjesës së parë.

Image

12- Në Shkup njerëzit flladiten duke u hedhur në lumin Treska.
Ndërsa erërat nga Afrika e Veriut shtyjnë një valë të nxehtë dhe të thatë në të gjithë Ballkanin, temperatura deri në 40 gradë celsius priten në të gjithë rajonin në ditët në vijim.

Image

13- Një burrë freskon veten me një birrë ndërsa ftoh këmbët gjatë valës së parë të të nxehtit të verës më 19 qershor në Barbana, afër Ulqinit, në Mal të Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco