Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku janë vrarë 3 pjesëtarë të një familjeje. Sipas mediave vendase, një 60-vjeçar në Alessandria ka kryer një vrasje të dyfishtë në banesë, mëngjesin e sotëm, duke qëlluar për vdekje gruan dhe djalin e tij.
Siç raportojnë mediat italiane, ai më pas ka shkuar të vjehrra e tij në institutin Divina Provvidenza në sheshin me të njëjtin emër në lagjen Orti dhe e ka goditur atë për vdekje me thikë, përpara se të vetëvritej.
Trupat e burrit dhe të moshuarës janë gjetur në oborrin e Institutit, që shërben si strehë për personat e moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara.
© SYRI.net