Gjyqi i Donald Trump/ Një tjetër prokuror nga Haga, Grenell akuza të forta ndaj Smith dhe Whiting

Gjyqi i Donald Trump/ Një tjetër prokuror nga Haga, Grenell akuza të forta ndaj Smith dhe Whiting

13:56, 25/09/2023

Jack Smith, prokuror karriere i cili ka hetuar krimet e luftës në Kosovë, është emëruar si këshilltar special për të mbikqyrur hetimet ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump.

Përveç kësaj ai ka marrë në ekipin e tij special, Alex Whiting i cili ka ndihmuar Smith në ndjekjen penale të krimeve kundër njerëzimit që ndodhën në Kosovë në fund të viteve 1990. 

Avokati i arsimuar në Yale punoi gjithashtu si prokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare nga viti 2010 deri në 2013

Por diplomati Richard Grenell ka hedhur akuza të forta ndaj Jack Smith dhe Alex Whiting.

Statusi i Grenell: 

Jack Smith shton persekutuesin e krimeve të luftës, deputetin e tij nga Haga, në ekipin e Këshillit te tij special.

Këta të dy janë akuzuar për falsifikimin e agjentëve të CIA-s në mënyrë që të detyrojnë nxjerrjen e dëshmisë për akuzat ndaj Kosovës të paraqitura në Hagë.

Dëshmitarët nxorrën në pah të vërtetën dhe regjistruan bisedën.

Është patetike që asnjë raportues nga SHBA nuk e ka raportuar lajmin mbi regjistrimet dhe akuzat ndaj Jack Smith.

Mos e lini Jack Smith të sjelli në SHBA moralet dhe vendimet e marra në Hagë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco