Shpërthimi i digës, Mbretëria e Bashkuar miraton 16 milionë paund ndihmë humanitare për Ukrainën

Shpërthimi i digës, Mbretëria e Bashkuar miraton 16 milionë paund ndihmë humanitare për Ukrainën

13:23, 10/06/2023

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar një ndihmë humanitare prej 16 milionë paund për Ukrainën në mes të pasojave të përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës së Kakhovës.

Fondet shtesë janë si shtesë e një zotimi prej 220 milion paund të shpallur vitin e kaluar.

Financimi do të mbështesë organizatat e ndihmës që operojnë në zonat e goditura nga përmbytjet në rajonin jugor Kherson të Ukrainës me pajisje të reagimit të shpejtë, strehim dhe furnizime thelbësore.

Lëvizja e Kryqit të Kuq do të marrë 10 milion paund, ndërsa Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Njerëzore (OCHA) do t’i jepen 5 milion paund dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) 1 milion paund.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, tha se përmbytjet nga diga po kanë ndikim tek më shumë se 32,000 njerëz që jetojnë në Kherson, si dhe “mijëra të tjerë në zonën përreth”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco