VIDEO tronditëse: Vladimiri ishte pranë bregut kur e sulmoi peshkaqeni

10:04, 10/06/2023

Kjo video ka tronditur mbarë botën.

Një i ri 23-vjeçar u sulmua dhe u vra nga një peshkaqen teksa pushonte në resortin turistik të Hurghada-s në Egjipt.

Gazeta BILD shkruan se viktima ishte vetëm 6 metra larg kur u sulmua nga peshkaqeni tigër. Në video megjithatë duket sikur distanca është më e largët.

Viktima, Vladimir Popov, dëgjohet në video duke thirrur: Baba, baba, më shpëto! Por as babai Juri dhe askush nga të pranishmit nuk mund të bënte asgjë.

“Ndodhi shumë shpejt, brenda 20 sekondash,” tha babai i tronditur për median ruse.

Sipas medieve ruse, i riu ishte zhvendosur me babain e tij nga Rusia për në Egjipt prej disa muajsh. Konsullata ruse tha se ai nuk ishte turist, por një banor i përhershëm i Egjiptit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco