SHBA reagon ashpër në mbledhjen e OKB-së: Shpërthimi i digës, pasojë tragjike e pushtimit rus

SHBA reagon ashpër në mbledhjen e OKB-së: Shpërthimi i digës, pasojë tragjike e pushtimit rus

08:36, 07/06/2023

Ajo që ndodhi dje është një tjetër “pasojë tragjike” e pushtimit rus të Ukrainës. Kështu deklaroi zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert A. Wood, gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Shkatërrimi i digës “solli përmbytje shkatërruese që kanë ndikuar në jetën dhe jetesën e dhjetëra mijëra ukrainasve përgjatë lumit,” shtoi ai.

 “Dua të them qartë se ishte Rusia ajo që filloi këtë luftë dhe pushtoi këtë zonë të Ukrainës”, nënvizoi ai, duke kujtuar se “sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile janë të ndaluara me ligjet e luftës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco