Shpërthimi i digës Nova Kakhovka: Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për 'gjenocid ekologjik'

Shpërthimi i digës Nova Kakhovka: Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për 'gjenocid ekologjik'

07:20, 07/06/2023

Termi i ri " eko-cide" (një neologjizëm nga kombinimi i fjalëve "ekologji" dhe "gjenocid") u përdor nga pala ukrainase për të përshkruar përmasat dhe pasojat e shkatërrimit në digën Nova Kakhovka , në rajonin Kherson. . Diga është thyer rëndë dhe përmbytja që pasoi ka zhytur qindra shtëpi, duke detyruar rreth 85,000 banorë të evakuohen.

Rreth 1500 banesa janë përmbytur deri më tani, ndërsa ka probleme serioze me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe ujit. 

Sipas guvernatorit të pjesës së Khersonit që është ende nën kontrollin ukrainas, pasi pjesa tjetër është nën pushtimin rus, një numër i madh shtëpish, si dhe tre ura përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnieper, janë dëmtuar rëndë për shkak të gabimi në digën e Nova Kahofkës.

 Ai foli për përpjekjet e vazhdueshme të ekipeve të shpëtimit për evakuimin e zonës së prekur, me 50 autobusë dhe një numër të madh vullnetarësh, policë, ushtarë, autoambulanca etj. Megjithatë, uji ende rrjedh i pakontrolluar.

Ukrainasit akuzojnë rusët për sabotim  të digës, ndërsa rusët kundërpërgjigjen, duke i akuzuar ukrainasit për provokim të qëllimshëm për të justifikuar brutalitetin e operacioneve ushtarake që po përgatisin kundër Rusisë - dhe në të vërtetë me ndihmën e Perëndimit.

Vladimir Leontiev , kryebashkiaku i Nova Kalkhova i emëruar nga Rusia, fillimisht u përpoq të mohonte se kishte edhe dëmtime në digë, duke i quajtur raportet "të pakuptimta". 

Por më vonë ai konfirmoi se diga është dëmtuar “për shkak të një sulmi të rëndë terrorist. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për evakuim urgjent të popullsisë nga zona”. Në lidhje me ta, Kremlini e konsideron si “marrëzi” atë që pretendojnë ukrainasit për fajin e rusëve.

Zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov ,  tha se "operacioni sabotues në digën Nova Kakhovka ishte planifikuar dhe kryer me urdhër të regjimit të Kievit. Qëllimi i ukrainasve ishte të privonin Krimenë nga uji".

Megjithatë, qeveria amerikane thotë se “është shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim se çfarë ka ndodhur saktësisht në digën Nova Kakhovka. Agjencitë kompetente amerikane po punojnë ngushtë me ato ukrainase dhe po studiojnë me kujdes rastin”.

Sigurisht, për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky  , nuk ka as më të voglin dyshim se kush qëndron pas sabotazhit:“Dëmtimi rus në digën hidroelektrike Nova Kahofka është një bombë mjedisore e shkatërrimit në masë. Ky është një veprim i qëllimshëm nga ana e pushtuesve rusë. Vetëm çlirimi i plotë i territoreve të Ukrainës nga pushtuesit rusë do të jetë një garanci se nuk do të ketë më sulme të ngjashme terroriste në të ardhmen”.

Zelensky theksoi gjithashtu se hedhja në erë e digës, pavarësisht dëmeve të mëdha në florën, faunën dhe mbi të gjitha në popullatën njerëzore të Khersonit, " nuk do të ndikojë aspak në planet e Ukrainës për të shkuar në ofensivë dhe për të rimarrë territoret e saj të humbura nga rusët. Ne kemi diskutuar për udhëheqjen e forcave të armatosura të vendit tonë dhe ushtria ukrainase është në gatishmëri të lartë”.


Nga ana e tij, diplomati ukrainas Anton Korinevich tha se "Rusia nuk mund të na mposht në fushën e betejës, ndaj sulmoi infrastrukturën publike, me qëllim që të na detyrojë të nënshtrohemi. Sot rusët hodhën në erë një digë të madhe, duke shkaktuar evakuim në shkallë të gjerë të civilëve, dëme ekologjike dhe gjithashtu duke rrezikuar sigurinë e uzinës bërthamore të Zaporizhia. Veprimet e Rusisë janë veprime të një shteti terrorist”.

Nga pikëpamja teknike diga në Nova Kahofka është 3,2 km e gjatë dhe 30 m e lartë.Është ndërtuar në vitin 1956 në lumin Dnieper, në kuadër të ndërtimit të një hidrocentrali. Në rezervuarin e digës llogaritet se kishte 18 kilometra kub ujë, i cili ishte i destinuar për përdorime të shumëfishta, si furnizimi me ujë i Krimesë  (gadishulli i Ukrainës që i është aneksuar Rusisë që nga viti 2014), ujitja e tokat bujqësore, por edhe termocentrali i Zaporizhisë, më i madhi në Evropë, i cili ka nevojë për furnizim të pandërprerë me ujë për nevojat e ftohjes së reaktorëve të tij.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, niveli i ujit pas digës po bie me 15 centimetra në orë. Pas 8-10 ditësh rezervuari i digës do të zbrazet plotësisht, me ujërat që do të përfundojnë në Detin e Zi.

Agjencia Botërore e Energjisë Atomike ka njoftuar se, të paktën tani për tani, nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e centralit bërthamor Zaporizhia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco