Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzon 30 raketa dhe drone mbi Kiev

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzon 30 raketa dhe drone mbi Kiev

07:30, 02/06/2023

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 30 raketa dhe dronë rreth Kievit gjatë natës së të premtes, tha një zyrtar i lartë ushtarak.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha në një postim në Telegram të premten se kjo ishte vala e gjashtë e sulmeve në kryeqytetin ukrainas në gjashtë ditët e fundit.

Në sulmin e  fundit u përdorën raketa balistike dhe drone, tha Popko. 

Ai vlerësoi sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës për zmbrapsjen e atyre që ai besonte se ishin raketat ajër-tokë dhe dronët sulmues Shahed të prodhuar nga Irani. 

Nuk ka ende informacione për dëme apo viktima, tha Popko. 

Më herët të premten, kryetari i bashkisë së qytetit raportoi shpërthime që po ndodhnin në qytet, me alarme për sulm ajror të lëshuar në të gjithë vendin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco