Rusia sulmon Kievin me raketa, vriten 3 e plagosen 10 persona

Rusia sulmon Kievin me raketa, vriten 3 e plagosen 10 persona

23:15, 01/06/2023

Zyrtarët ukrainas thanë të enjten se një sulm rus me raketa kishte në shënjestër kryeqytetin Kiev, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur 10 të tjerë.

Ushtria ukrainase tha se raketat e saj kishin interceptuar të dhjetë raketat me rreze të shkurtër veprimi të lëshuara nga Rusia.

Raketat gjurmuese janë të pajisura me sensorë që i dallojnë raketat e armikut, i ndjekin ato dhe në disa raste përplasen ose shpërthejnë kur janë në distancën e duhur. Kievi tha se mbeturinat nga raketat dëmtuan pallate, një klinikë mjekësore dhe një tubacion uji.

Gjatë muajit maj, Rusia ndërmori sulme të shpeshta ajrore ndaj Kievit, ndërsa Ukraina po përgatitet për një kundërsulm në përpjekje për të rimarrë territoret e kapura nga forcat ruse që nga fillimi i agresionit në shkallë të gjerë shkurtin e vitit të kaluar.

Guvernatori i rajonit Belgorod në Rusinë perëndimore tha të enjten se bombardimet gjatë natës plagosën shumë njerëz në qytetin Shebekino.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha në rrjetin Telegram se sulmi dëmtoi edhe disa ndërtesa. Ai fajësoi forcat ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco