Kina: Do të monitorojmë bisedimet e BE-së për sanksionet ndaj Rusisë

Kina: Do të monitorojmë bisedimet e BE-së për sanksionet ndaj Rusisë

19:02, 01/06/2023

Kina do të ndjekë nga afër progresin e diskutimeve të Bashkimit Evropian për një këst të 11-të të sanksioneve kundër Rusisë që mund të rezultojë në kufizime tregtare me Kinën, tha të enjten Shu Jueting, një zëdhënës i ministrisë së Tregtisë.

Komisioni Evropian ekzekutiv i BE-së për herë të parë ka propozuar një mjet për të kufizuar tregtinë me vendet e treta që mendohet se po anashkalojnë sanksionet tashmë të vendosura, shkruan Reuters.

“Kina kundërshton me vendosmëri sanksionet e njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë të autorizuara nga Këshilli i Sigurimit, si dhe juridiksioni afatgjatë,” deklaroi Shu, duke i bërë thirrje BE-së të “veprojë me maturi dhe të mos krijojë një precedent të keq”.

“Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat e ndërmarrjeve kineze për të kryer tregti normale,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco