Afrika e Jugut siguron Putinin se nuk do të arrestohet gjatë samitit

Afrika e Jugut siguron Putinin se nuk do të arrestohet gjatë samitit

20:56, 31/05/2023

Presidentit të Rusisë iu dha imuniteti diplomatik për të marrë pjesë në një samit të BRICS në muajin gusht, pavarësisht se është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për presidentin rus për krime të luftës në Ukrainë.

Konfuzioni rreth vizitës së Vladimir Putinit në Afrikën e Jugut për një Samit BRICS, i cili bashkon ekonomitë kryesore të jugut të botës, duket se është zgjidhur, raporton Euronews.

Në një deklaratë të botuar në gazetën zyrtare të Afrikës së Jugut, Ministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Naledi Pandor njoftoi se kishte miratuar imunitetin diplomatik për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje.

Sipas Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhënia e imunitetit është praktikë standarde për të gjitha konferencat dhe samitet ndërkombëtare të mbajtura në Afrikën e Jugut, pavarësisht niveleve të pjesëmarrjes.

Ata pretendojnë se imunitetet zbatohen për konferencën dhe jo për individë të veçantë. ‘Këto imunitete nuk anashkalojnë asnjë urdhër që mund të jetë lëshuar nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare kundër çdo pjesëmarrësi në konferencë’, njoftoi departamenti. Një urdhër-arrest për liderin rus u lëshua në muajin mars nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), duke e vendosur Afrikën e Jugut në një pozitë të pafavorshme me partnerët e saj tregtarë në Perëndim.

Pavarësisht se është anëtar e Gjykatës së Hagës dhe i nënshtrohet traktateve të saj, Putin nuk do të përballet me arrest gjatë qëndrimit në Afrikën e Jugut. Përveç përfaqësuesve ekonomikë, samiti i BRICS do të mbledhë së bashku liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut – të gjitha vendet që kanë kritikuar vendet perëndimore për mbështetjen që po i japin Ukrainës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco