Misteri në Itali/ Çfarë fshihet pas mbytjes së anijes plot me agjentë sekretë

Misteri në Itali/ Çfarë fshihet pas mbytjes së anijes plot me agjentë sekretë

13:26, 31/05/2023

Nga Joerg Voelkerling dhe Stefano Laura, BILD

Fillimisht tornadoja vrasës, pastaj anija e fundosur me agjentët pasagjerë- incidenti në liqenin Maggiore në Itali po bëhet gjithmonë e më shumë një triller i shërbimit sekret!

Tre nga katër viktimat e mbytjes së anijes pranë Lisanzës ishin ose agjentë aktivë ose ish-agjentë të Mossad-it izraelit dhe Shërbimit Sekret italian. “Anija e mbytur 007,” ishte titulli i gazetës ‘La Stampa’ të martën.

Përveç ruses Anya Bozhkova, 50 vjeç, partnere e kapitenit, vdiq edhe Claudio Alonzi, 62 vjeç dhe Tziana Barnobi, 53 vjeç, të dy hetues aktivë. Ata takuan ish-kolegun e tyre izraelit Erez Shimoni, 50 vjeç, në varkën ‘Good...uria’, i cili vdiq po ashtu kur anija u mbyt rreth orës 19:00 të së dielës në 16 metra thellësi.

Sipas medieve të ndryshme, në bord ndodheshin punonjës të tjerë të shërbimit sekret nga Italia dhe Izraeli, të cilët mundën të notonin deri në breg.

Një zëdhënëse e Servizi Segreti (Shërbimi Sekret) tha: “Dy punonjësit ishin të ftuar në një festë ditëlindje. Prezencën e shtetasit të tyre e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme izraelite.

Pra, gjithçka ishte vetëm një rastësi? Një takim mes miqsh?

Por kundër kësaj flet operacioni sekret i shpëtimit në liqenin Maggiore pranë Lisanzës. Mjetet e karabinierëve ishin parkuar në të gjitha hyrjet e porteve aty pranë. Oficerët e policisë bllokuan në mënyrë të zymtë hetimet.

Por zhytësit mund të shiheshin duke hyrë në ujë- në një vend krejtësisht të ndryshëm të hënën. A u shkëmbyen dokumente të ndjeshme në udhëtimin e kthimit nga Isola dei Pescatori, pasi grupi prej 21 personazh ishte takuar në drekë në restorantin ‘Il Verbano’?

Kreu i zyrës së prokurorit në Busto Arsizio, Carlo Nocerino tha për BILD: “Të gjithë mendojnë se duhet të jetë ndonjë aferë italiane që punonjësit e shërbimit sekret u takuan atje në varkë. Por supozoj se ata u takuan për një festë ditëlindje. Sigurisht, për aq kohë sa nuk e kemi ngritur endej anijen, nuk e dimë se çfarë letrash apo sende personale janë zhytur bashkë me të”.

Por kjo çështje mund të zgjasë disa ditë. Nocerino: “Hetimet nuk kanë për qëllim ende një person specifik. Por kapiteni luan një rol të madh. Pse kishte kaq shumë njerëz në anije kur lejoheshin vetëm 15 pasagjerë? Edhe numri i jelekëve të sigurisë ishte përkatësisht i ulët. Pse duhet të presim rikuperimin e varkës për të përcaktuar shpejtësinë? Pyetjet e tjera janë: kur ndaloi motori? Pse u përmbys, a kishte ndonjë pengesë?”

Pyetje që ndoshta shqetësojnë edhe kapitenin Claudio Carminati. Përveç pikëllimit për dashurinë e jetës së tij- që nga muaji mars ai jetonte me të mbyturën Anya Bozhkova në varkën e shtëpisë, e cila u bë edhe varri i qenit të tyre të përbashkët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco