Danimarka investon 21 miliardë dollarë për mbrojtjen

Danimarka investon 21 miliardë dollarë për mbrojtjen

12:41, 30/05/2023

Qeveria daneze propozoi sot investimin e 143 miliardë korona (21.14 miliardë dollarë) në mbrojtje gjatë 10 viteve të ardhshme, në përputhje me një premtim për të përmbushur objektivin e shpenzimeve të NATO-s.

Një anëtare themeluese e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Danimarka reduktoi aftësitë e saj ushtarake për luftë në Europë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Megjithatë, duke iu përgjigjur krizës ukrainase, ajo u zotua vitin e kaluar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë në 2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) deri në fund të vitit 2030, një objektiv kyç për vendet anëtare të NATO-s.

 “Ne duhet të jemi në gjendje të përmbushim kërkesat dhe pritshmëritë që NATO dhe aleatët e saj kanë për Danimarkën,” tha në një konferencë për shtyp ministri në detyrë i Mbrojtjes Trolls Lund Poulsen.

“Kjo kërkon investime të mëdha në forcat tona të armatosura për të rritur pjesën tonë të përgjegjësisë.”

Shpenzimet do të rriten në 19.2 miliardë krona (2.84 miliardë dollarë ) në 2033 nga 6.9 miliardë ( 1 miliardë dollarë ) vitin e ardhshëm. Qeveria tha se propozimi i saj do të përcaktojë kuadrin e përgjithshëm për shpenzimet e mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco