Tre pacientë të vdekur pas një zjarri në një spital të Austrisë, pamje nga vendi i ngjarjes

Tre pacientë të vdekur pas një zjarri në një spital të Austrisë, pamje nga vendi i ngjarjes

11:39, 30/05/2023

 

Sipas mediave të huaja, flakët kanë shpërthyer në një dhomë në katin e tretë dhe për të tre pacientët, çdo ndihmë erdhi shumë vonë.

Veç tyre, kanë bërë të ditur autoritetet austriake, 20 persona kanë marrë lëndime të lehta ndërsa rreth 90 pacientë është dashur të transferohen.

Policia Kriminale Federale dhe ajo e Shtetit kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit.

Duke treguar detajet e ngjarjes, mediat austriake tregojnë se një alarm u aktivizua pak para orës 1:00 të mëngjesit, duke raportuar për “zhvillimin e shpejtë të zjarrit”.

Si pasojë, i gjithë pavioni i sëmundjeve të brendshme ishte mbushur me tym.

Pas kësaj, atje janë dislokuar forcat zjarrfikëse dhe se shuarja e zjarrit u raportua pak para orës 3 të mëngjesit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco