Ministri francez kërcënon ndalimin e Twitter-it nëse nuk zbaton rregullat e BE-së

Ministri francez kërcënon ndalimin e Twitter-it nëse nuk zbaton rregullat e BE-së

10:32, 30/05/2023

Ministri për Tranzicionin Dixhital dhe Telekomunikacion i Francës, Jean-Noël Barrot, është bërë pjesë e një përplasjeje në rritje mes Bashkimit Evropian dhe Twitter-it të Elon Musk të hënën, pasi ai kërcënoi qasjen e platformës së mediave sociale në bllok.

Sipas mediave të huaja,  në komentet e bëra në rrjetin radiofonik France Info, ministri tha se kompania amerikane do të ndalohej nga BE nëse refuzonte të ndiqte Aktin e ardhshëm Evropian të Shërbimeve Dixhitale, i cili hyn në fuqi në të gjithë BE-në në fund të gushtit.

“Dezinformimi është një nga kërcënimet më të rënda që rëndon mbi demokracitë tona”, ka thënë Barrot.

“Twitter, nëse në mënyrë të përsëritur nuk ndjek rregullat tona, do të ndalohet nga BE”, shtoi ministri francez.

Deklaratat shënojnë një përshkallëzim të një lufte të vazhdueshme midis politikanëve evropianë dhe Twitter, e cila u ble vitin e kaluar nga Elon Musk, miliarderi i diskutueshëm që kontrollon gjithashtu Tesla dhe SpaceX.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco