Ukraina i kërkon Gjermanisë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus

Ukraina i kërkon Gjermanisë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus

12:50, 27/05/2023

Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë me raketa lundruese Taurus, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Berlin.

Nëse e furnizon me këso lloj raketash, Gjermania do të ndiqte hapat e Britanisë së Madhe, e cila u bë vendi i parë që i dha publikisht Kievit raketa lundruese me rreze të gjatë në fillim të këtij muaji.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë refuzuar të furnizojnë Ukrainën me raketa të Sistemit Raketor Taktik të Ushtrisë (ATACMS) mes shqetësimeve se ukrainasit mund t’i përdorin për të goditur objekte brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Rusisë.

Ukraina ka kërkuar prej muajsh për këto lloj armësh, por mbështetja nga aleatët perëndimorë është fokusuar në armët me rreze më të shkurtër.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes nuk pranoi të thoshte se sa e mundshme ishte që Gjermania ta miratonte kërkesën, raporton skynews.

Ndryshe, Ukraina tash e sa kohë po kërkon edhe aeroplanë luftarakë F-16, të cilat pritet t’i marrin gjatë muajve të ardhshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco