Ukraina i kërkon Gjermanisë që ta furnizojë atë me raketa lundrimi “Taurus”

Ukraina i kërkon Gjermanisë që ta furnizojë atë me raketa lundrimi “Taurus”

11:49, 27/05/2023

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Berlin ka thënë se Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë atë me raketa lundrimi Taurus.

Nëse e bën këtë furnizim, Gjermania do të ndiqte hapat e Britanisë së Madhe, e cila u bë vendi i parë që i dha publikisht Kievit raketa lundrimi me rreze të gjatë në fillim të këtij muaji, shkruan Sky News.

Ndryshe, Ukraina ka kërkuar prej muajsh për këto lloj armësh, por mbështetja nga aleatët perëndimorë është fokusuar në armët me rreze më të shkurtër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco