Një fermer vritesh brutalisht nga krokodilat pasi ra në strehën e tyre

Një fermer vritesh brutalisht nga krokodilat pasi ra në strehën e tyre

09:24, 27/05/2023

Një fermer krokodilash në veri të Kamboxhias është vrarë brutalisht nga rreth 40 krokodila pasi ra në strehën e tyre.

Luan Nam, 72 vjeç teksa përpiqej të nxirte nga kafazi një nga krokodilat, zvarraniku i kapi shkopin që  fermeri i kishte drejtuar në gojë, duke e tërhequr brenda në strehën e tyre.

“Krokodilët e tjerë u vërsulën, duke e sulmuar derisa ai vdiq”, tha shefi i policisë Mey Savry për agjencinë e lajmeve AFP.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Siem Reap të premten.

Trupi i zotit Nam ishte i mbuluar me shenja kafshimi dhe një nga krahët e tij mungonte, tha zoti Savry.

Viktima ishte kryetari i shoqatës lokale të fermerëve të krokodilëve.

Në vitin 2019, një vajzë dy vjeçare u vra nga krokodilët në një fermë të ngjashme në zonë, e cila është afër tempullit me famë botërore Angkor Wat.

Kafshët mbarështohen për vezët, lëkurën dhe mishin e tyre në kombin e Azisë Juglindore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco