Andrew Tate lirohet nga burgu

Andrew Tate lirohet nga burgu

22:37, 31/03/2023

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë liruar nga burgu në Rumani pasi u pranua apeli kundër ndalimit të tyre, ndërsa do të qëndrojnë në arrest shtëpiak, shkruan Mirror.

Vëllezërit u arrestuan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe që atëherë janë mbajtur pas hekurave në Bukuresht, pavarësisht apeleve të shumta.

Influencerët kontrovers nuk fituan lirimin me kushte në fillim të kësaj jave, por ishin të suksesshëm në apelimin e vendimit të javës së kaluar për t’ua zgjatur burgimin me 30 ditë të tjera.

Ata tani do të mbahen në arrest shtëpiak, së bashku me dy gra rumune që u arrestuan në lidhje me hetimin.

Andrew e Tristan Tate po akuzohen për përdhunim, trafikim me njerëz dhe formim të një grup kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco