Lukashenko bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Lukashenko bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

14:13, 31/03/2023

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë gjatë fjalimit të sotëm drejtuar kombit.

“Është e nevojshme të ndalen armiqësitë dhe të shpallet një armëpushim, i cili i ndalon të dyja palët të lëvizin trupat, armët, municionet, personelin dhe pajisjet”, tha Lukashenko.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se Moska do të detyrohet të përdorë “forcën e plotë të kompleksit të saj ushtarak-industrial dhe ushtrisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Autoritetet ruse reaguan shpejt ndaj deklaratës së Lukashenkos dhe deklaruan se një armëpushim i menjëhershëm nuk do ta ndihmonte Moskën të arrijë qëllimet e “operacionit special ushtarak”.

Ata shtuan se kanë marrë parasysh këshillat e presidentit bjellorus dhe se Putin planifikon të bisedojë me të javën e ardhshme për propozimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco