38 persona të vdekur në një qendër të migrantëve afër kufirit me SHBA-në

38 persona të vdekur në një qendër të migrantëve afër kufirit me SHBA-në

13:42, 29/03/2023

Të paktën 38 persona kanë vdekur në një qendër për migrantë në Meksikë, si pasojë e zjarrit që zyrtarët kanë thënë se ka nisur përgjatë një proteste kundër dëbimit të tyre.

Shumica e viktimave kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore dhe ajo Jugore, në tentim e sipër për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ata janë nisur drejt kufirit, në pritje të skadimit të një mase të fuqizuar përgjatë pandemisë së koronavirusit, e cila i ka dhënë mundësi Qeverisë amerikane që të dëbojë migrantët që tentojnë ta kalojë kufirin.

Mediat lokale kanë thënë se migrantët brenda ndërtesës, ku është përhapur zjarri, janë marrë nga autoritetet të hënën dhe janë dërguar në qendër.

Kjo qendër gjendet afër urës Stanton-Lerdo, e cila e lidh Meksikën me Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet meksikanë kanë thënë se të vdekurit dhe të plagosurit janë nga Guatemala, Hondurasi, Venezuela, El Salvadori, Kolumbia dhe Ekuadori.

Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, ka thënë se migrantët ua kanë vënë zjarrin disa shtretërve.

“Mendoj se ka qenë e lidhur me një protestë që ka nisur kur e kanë mësuar se do të dëbohen”, ka thënë ai.

“Ata nuk e kanë pritur që do ta shkaktojnë këtë tragjedi të tmerrshme”, ka shtuar ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të plotë të rastit./ REL/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco