FBI publikon 190 faqe mbi hetimin ‘sekret’ ndaj Ivana Trump

FBI publikon 190 faqe mbi hetimin ‘sekret’ ndaj Ivana Trump

13:24, 29/03/2023

Për të paktën dy vjet, Ivana Trump ishte në qendër të hetimeve sekrete nga divizioni i kundërzbulimit të FBI-së, ndërsa ajo ishte gruaja e zhvilluesit të pasurive të paluajtshme, i cili më vonë do të bëhej president i Shteteve të Bashkuara.

Për momentin, nuk janë të qarta arsyet që i shtynë autoritetet federale të vendosin në qendër të vëmendjes ish-kampionen çekosllovake të skive, e cila humbi jetën në moshën 73-vjeçare në New York.

Nga letrat e publikuara nga agjencia “Bloomberg”, e cila i ka marrë duke apeluar në Aktin e Lirisë së Informacionit, duket se disa të njohur të Ivanës janë të dyshuar. Emrat janë lënë jashtë për arsye sigurie kombëtare.

Sipas gazetës çeke “Prague Daily Monitor”, një tjetër element që do të kishte kompromentuar reputacionin e nënës së Donald Jr, Ivanka dhe Eric, tre fëmijët e rritur të Trump, do të kishte qenë mosgatishmëria e saj për të ndihmuar disidentët dhe të mërguarit nga regjimet komuniste të Lindjes evropiane.

Shumë është shkruar për lidhjet e dyshuara të biznesit të Donald Trump me Bashkimin Sovjetik dhe më pas me Rusinë e Vladimir Putinit.

Por është e qartë se episodet e diskutueshme të presidencës së tij – nga zbulimi ndoshta i pavullnetshëm i sekreteve shtetërore  te ministri i Jashtëm i Moskës, Lavrov, në vitin 2017, deri te deklarata e bërë në publik se ai besonte më shumë Putinin sesa shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Në fund të fundit, ish-presidenti, i cili ishte i martuar me Ivanën, me emrin e vajzërisë Zelnickova, nga viti 1977 deri në vitin 1992, përmendet vetëm herë pas here në dokumentet e publikuara ditët e fundit për marrëdhëniet e Donald Trump, përfshirë ato të biznesit, me BRSS.

Megjithatë, janë të lashta: Udhëtimi i parë i Donald dhe Ivanës në Moskë dhe Shën Petersburg daton në vitin 1987. Dhe, sipas ish-agjentëve të KGB-së, për 40 vjet Kremlini e konsideronte Trumpin një pasuri të çmuar për mënyrën se si ai u kundërpërgjigj dhe dobësoi institucionet amerikane.

Në çdo rast, shumë më tepër informacion për rastin duhet të jepet brenda një muaji.

Duke ditur se e drejta për konfidencialitetin e të dhënave për një person të mbledhur nga strukturat e mbikëqyrjes publike bie me vdekjen e personit të interesuar, “Bloomberg” verën e kaluar kërkoi të gjithë informacionin e arkivuar për ish-kampionen që vdiq në korrik në një rënie katastrofike.

FBI u përgjigj duke pranuar se kishte hetuar Ivanën pas raporteve nga sinjalizuesit që ngritën disa dyshime. I nisur më 14 shkurt 1989, në prag të shembjes së Murit të Berlinit dhe rënies së regjimeve komuniste, hetimi nxori një dosje prej 900 faqesh.

Fillimisht, policia federale pretendoi se i duheshin 5 vjet për të përgatitur këto dokumente për publikim, duke eliminuar informacionet që konsideroheshin të rrezikshme për sigurinë kombëtare.

Gazetarët reaguan duke denoncuar FBI-në dhe gjykata dha urdhër për ta publikuar menjëherë. Rrjedhimisht, Byroja Federale e Hetimit publikoi 190 faqet e para dhe mori përsipër të nxjerrë 710 të tjerat, të “pastruara” nga informacioni që duhet të mbetet sekret, brenda 30 ditëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco