Trump: Mund t’i jap fund luftës së Putinit në Ukrainë brenda 24 orëve

Trump: Mund t’i jap fund luftës së Putinit në Ukrainë brenda 24 orëve

10:37, 28/03/2023

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shfaqur shumë optimist, duke deklaruar se mund t’i japë fund luftës së Putinit në Ukrainë brenda 24 orëve .

Sipas “New York Post”, miliarderi amerikan mund të arrijë brenda një dite atë që Perëndimi nuk mundi përmes negociatave të përsëritura me të dyja palët: të vendosë një “fre” në armiqësitë që kanë nisur që nga 24 shkurt 2022.

Në një intervistë me gazetarin e Fox News, Sean Hannity, 76-vjeçari Trump pohoi se nëse lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe ai do të rizgjedhej në Shtëpinë e Bardhë, ai do të arrinte të negocionte një marrëveshje paqeje.

Ai madje pretendoi se negociatat midisi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin do të ishin “të lehta”.

“Nëse nuk gjendet një zgjidhje për luftën deri në zgjedhjet e 2024, unë do të gjej një zgjidhje për çështjen e luftës. Brenda 24 orëve së bashku me Zelensky dhe Putin, mund të arrijmë një zgjidhje, por nuk dua t’ju them se për çfarë bëhet fjalë.

 Unë do të mund të sjell paqen brenda një dite,”theksoi ai.

Trump theksoi gjithashtu se, në kohën kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA, “lufta në Ukrainë mund të përkeqësohet edhe më shumë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco