Pamjet nga masakra në një shkollë në SHBA/ A janë në rritje këto krime?

10:07, 28/03/2023

Policia në SHBA publikoi pamjet që tregojnë momentin kur një transgjinore 28-vjeçare qëllon mbi derën kryesore të një shkolle të krishterë përpara se të nisë një masakër që la gjashtë viktima, mes tyre 3 fëmijë 9 vjeç dhe tri mësuese. Autorja e krimit është identifikuar si Audrey Hale, një ish-nxënëse e kësaj shkolle. Në shtëpinë e saj janë gjetur armë të tjera. Krimet e vrasjeve masive në SHBA po bëhen të zakonshme. Por a janë në rritje ato?

BBC

Ka pasur më shumë se 120 të shtëna masive në SHBA deri më tani këtë vit, sipas të dhënave nga ‘Gun Violence Archive’, një bazë të dhënash kërkimore jofitimprurëse.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë akoma një përcaktim të njëtrajtshëm për të ‘shtënat masive’, kjo organizatë e përcakton si një incident ku të paktën katër ose më shumë persona janë plagosur ose vrarë.

Të dhënat e tyre përfshijnë të shtënat që kanë ndodhur si në shtëpi, ashtu edhe në vende publike.

Sipas hulumtimeve të tyre, numri i të shtënave të tilla është rritur vitet e fundit.

Në secilën prej tre viteve të fundit ka pasur më shumë se 600 të shtëna masive, pothuajse dy në ditë mesatarisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco