Vodhën mijëra euro në argjendari, shpuan muret e dyqaneve për të arritur te objektivi

Vodhën mijëra euro në argjendari, shpuan muret e dyqaneve për të arritur te objektivi

23:01, 27/03/2023

Hajdutët shpuan disa mure të një qendre tregtare në Bremen të Gjermanisë për të depërtuar në një argjendari.

Më pas kanë vjedhur bizhuteri në vlerë prej më shumë se dhjetë mijë euro.

Pas grabitjes, autorët janë larguar të pazbuluar në drejtim të panjohur.

Për të shkuar te objektivi i tyre, grabitësit shkatërruan derën hyrëse të një parukerie, si dhe muret e ambienteve të një bravandreqësi, një agjencie udhëtimesh dhe një dyqani ushqimesh shëndetësore.

Policia vijon hetimet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco