Rrëshqitje dherash në Ekuador, 16 të vdekur, 16 të plagosur. Pritet të rritet bilanci i viktimave

Rrëshqitje dherash në Ekuador, 16 të vdekur, 16 të plagosur. Pritet të rritet bilanci i viktimave

18:43, 27/03/2023

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur, pasi rrëshqitjeve të dheut në jug të Ekuadorit. Ndërkohë, 7 persona rezultojnë ende të zhdukur. Dhjetëra shtëpi u groposën gjatë natës nga e diela në të hënë në këtë rajon të Andeve që u godit javën e kaluar nga një tërmet.

Rrëshqitja e dheut përfshiu pjesë të qytetit Alavsi të dielën mbrëma, duke prekur rreth 500 njerëz dhe 163 shtëpi, tha agjencia shtetërore e menaxhimit të rrezikut.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie të tmerrshme,”-tha ministri i Transportit Dario Herrera për Reuters nga Alaousi. “Prioriteti ynë është të kujdesemi dhe t’i nxjerrim njerëzit nga shtëpitë e tyre.”. Ndërkohë, në një reagim në Twitter, presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso tha se zjarrfikësit kishin punuar që nga orët e para të mëngjesit “për të ndihmuar të prekurit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco