Zelensky viziton  dhe ndan medalje për ushtarët ukrainas në Zaporizhzhia

Zelensky viziton dhe ndan medalje për ushtarët ukrainas në Zaporizhzhia

17:33, 27/03/2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot ushtarët ukrainas në linjën e frontit në rajonin e Zaporizhzhia.

“Kam nderin të jem këtu mesh jush, pranë ushtrisë sonë”, ka shkruar në Telegram, presidenti ukrainas.

Zelensky publikoi edhe një video ku shihet duke u dhënë medalje ushtarëve ukrainas, raporton Reuters.

Ditë më parë ai ishte edhe në periferi të Bakhmutit, ku po zhvillohen luftimet më të ashpra në Ukrainë. Ai ka shpeshtuar vizitat në vijat e frontit.

Deri më tani ka qenë pranë ushtarëve ukrainas edhe nëpër spital, ku po trajtohen. E medalje u ka dhënë edhe personelit mjekësor të shumë spitaleve që i ka vizituar.

Madje i cilësoi heronj të pashoq mjekët që po ndihmojnë në shpëtimin e mijëra jetëve në vijën e frontit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco