Kishte mbledhur informacione për Kremlinin, arrestohet një rus në Poloni, dyshohet për spiunazh

Kishte mbledhur informacione për Kremlinin, arrestohet një rus në Poloni, dyshohet për spiunazh

14:04, 27/03/2023

Autoritetet polake kanë arrestuar një shtetas rus me dyshimin se ka spiunuar për Rusinë, raportoi The Guardian të hënën.

Në njoftim u tha se arrestimi i tij u krye në qytetin Gdansk, ku ai po dyshohet se kishte mbledhur informacione shtetërore për Rusinë.

“Gjetjet e bëra në këtë rast tregojnë se i dyshuari ka vepruar në dobi të inteligjencës ruse duke marrë e mbledhur informacione. Mbi infrastrukturën kritike në rajonet e Pomeranisë dhe Kujavia”, u tha nga autoritetet e Polonisë.

Kjo nuk është hera e vetme kur Polonia kapi spiunë të huaj.

Nëse faktohet vepra kriminale, i arrestuari mund të dënohet deri në 10 vjet burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco